Ironia e gazetarit: Ja modeli që na diktojnë ambasadat për të protestuar ndaj korrupsionit

Ironia e gazetarit: Ja modeli që na diktojnë ambasadat për të protestuar ndaj korrupsionit

16:08, 20/04/2024
A+ Aa A-

Në rrjetet sociale vijon ironia me qëndrimin e mbajtur nga disa prej ambasadorëve të akredituar në Tiranë, që u shfaqën të shqetësuar dje pas protestës së opozitës, jo për 30 mln euro të vjedhura nga ‘5D’e Veliajt, por për disa molotove që iu hodhën derës së hekurt të Bashkisë nga protestues të irrituar.

Qëndrimi i ambasadorëve që në unison përdorën frazën që në demokraci nuk ka vend për Molotov, duket se ka nxitur reagimet në rrjet, jo vetëm ironikisht, por edhe duke i kujtuar protestat që janë organizuar nga Uashingtoni deri në Bruksel, Berlin apo plot kryeqytete të tjera.

Gazetari Armir Shkurti ka postuar në rrjet fillimisht një pamje nga marshimet komuniste, ku shfaqen njerëzit e lumtur dhe të gëzuar, ndërsa e shoqëron me komentin “Protestë kundër korrupsionit sipas modelit që na diktojnë ambasadat e huaja”.

Më pas ai sjell në vëmendje protestën e organizuar para Capitol në Uashington, ndërsa ironikisht poston mënyrën se si mund të reagonte ambasada shqiptare përballë pamjeve.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme jashtë dhe brenda ndërtesës së Kongresit Amerikan. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, shkruan Shkurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco