SYRI TV/ ‘Gratë do shpërthejnë në PL’, Meta: Rama bën marrëveshje me ata që arreston

15:52, 20/04/2024
A+ Aa A-

Fuqizimi i gruas në Partinë e Lirisë do të jetë një nga prioritetet pas 27 prillit. Sipas kreut të kësaj force politike, Ilir Meta, në këtë parti do të kenë hapësirë gratë që promovojnë 5 prioritetet e programit, që kanë në fokus ndaljen e shpopullimit të Shqipërisë. Gjatë një takimi me gratë, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po bën marrëveshje me personat që arreston.

Nga Syri TV

Në tryezën “Fuqizimi i ekonomik i grave dhe vajzave garanci për një të ardhme më të mië për vendin”, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se do të fuqizojë gruan në partinë që drejton.

Ai u shpreh se në Partinë e Lirisë do të promovohen gratë që punojnë për 5 prioritet e kësaj partie, duke vënë theksin te ripopullimi i vendit.

Gjatë takimit, Meta nuk i kurseu akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, për të cilin u shpreh se me ata që arrseton bën marrëveshje, ndërsa paratë nuk u preken.

Pas 27 prillit, sipas Ilir Metës, në strukturat e Partisë së Lirisë do të ketë mbi 50% gra, duke e cilësuar këtë si prioritet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco