Ironia e Dylgjerit: Korrupsion, pas 5D në bashki edhe 3A!

Ironia e Dylgjerit: Korrupsion, pas 5D në bashki edhe 3A!

15:17, 20/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar qëndrimin e mbajtur nga ambasadorët pas protestës së djeshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës ku kërkohej prej javësh largimin nga zyra e Kryebashkiakut të Erion Veliajt.

Dylgjeri ka postuar në rrjetet sociale një foto të tre diplomatëve që përfaqësojnë SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, ndërsa e shoqëron me komentin “Korrupsion,  pas 5D në Bashki edhe 3A!”.

Qëndrimi i mbajtur nga diplomatët pak pas protestës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi ambasadorët u shqetësuan shumë për disa molotovë që iu hodhën derës së hekurt të Bashkisë, ndërkohë që nuk kanë asnjë koment për korrupsionin që ka përfshirë këtë institucion, i kthyer në një strehim të hajdutëve ‘5D’.

Menjëherë në rrjet vërshuan foto nga protestat e organizuara në vende të ndryshme të BE-së, si për ti treguar ambasadorëve që molotovët janë të pranueshëm në Europë, por vjedhjet dhe korrupsioni ‘5D’ është skemë ende e paaplikuar nga ndonjë kryebashkiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco