Syri Tv/ Policia raprezale pas protestës te Bashkia, arrestohen 3 të rinjë, 4 procedim të lirë

14:35, 20/04/2024
A+ Aa A-

 

Pas protestës para Bashkisë, ku qindra qytetarë kërkuan dorëheqjen e Erion Veliajt për korrupsionin që ka mbuluar Bashkinë e Tiranës, Policia e Shtetit ka nisur një raprezale kundër protesteuesve. Të rinjtë, janë ndjekur në rrugët e Tiranës, e me dhunë janë arrestuar nga persona civilë e të maskuar, që i merrin me forcë për ti myllur në qelitë e komisariateve.

Por pas këtyre skenave të dhunës në rrugët e kryeqytetit, fugona policie me dhjetra efektivë kanë zbarkuar në banesat e protestuesve, duke traumatizuar edhe familjarët e tyre, duke ushtruar kontrolle të imtësishme edhe gjatë gjithë natës.

Me të zbardhur dita, Policia e Shtetit doli edhe me një komunikatë zyrtare, ku ka bërë bilancin e arrestimeve, e duke fajësuar protestuesit për molotovët e hedhur në drejtim të godinës së policisë.

Sipas policisë, për këtë protestë, deri më tani janë arresatuar 3 të rinjë. Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franci Kaloshi dhe në gjëndje të lirë janë proceduar edhe 4 persona të tjerë, ku përfshihen edhe  Klevis Balliu, Tedi Blushi që sipas policisë, sëbashku me deputetin Flamur Noka tentuan të ccajnë kordonin, që policia për të ngritur akuza e ka cilësuar si dhunë.

Por duket se policia nuk mjaftohet me kaq, pasi vecc të arrestuarve dhe të proceduarve në gjendje të lirë, në kërkim vijon të jenë edhe 8 të rinj, që akuzohen për sprotestën para bashkisë. Ndërsa Policia qe në nisjes të komunikatës, thekson se protesta nisi e qetë dhe në një moment kur fliste Belind Këllicci, në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale.

Por ndërsa rendit emrat e të arrestuarve dhe të proceduarve në gjendje të lirë, Policia në asnjë rast, nuk ka dhënë se cilat ishin pasojat e të cilësuarës dhunë nga protestuesit, që mesa duket nuk ka për sa kohë nuk provohet dot as nga Policia e Shtetit.

E për më tepër nga pamjet e transmetuara nga mediat, duket se protestuesit e arrestuar, ku një prej tyre i akuzuar për ushtrim dhune ndaj Policisë, duket në momentin që identifikon efektivin infiltruar, i cili më pas detyrohet të largohet nga protestuesit.   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco