Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

SYRI TV/ 7500m2 tokë u shit për 10 mln lekë të reja, lirohet në arrest shtëpie ish-zyrtari Kujtim Balliu

18:02, 17/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-kryekomunarin e Bërxullës Ymer Markun, kryeplakun Agim Locin dhe shtetasin Kujtim Allmeta për tjetërsimin e 7500 m2 tokë që ky i fundit ia shiti nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazit, Arbër Abazit.

Prokuroria pretendon se toka është shitur 5 vite pas falsifikimit dhe Abazi ka pretenduar se nuk ka qenë në dijeni.

Togat e zeza vendosën të ndryshojnë masën për ish përgjegjësin e zyrës për mbrojtjen dhe menaxhimin e tokës Kujtim Balliun për shkaqe familjare, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

SYRI TV

Ish-kryekomunari i Bërxullës Ymer Marku dhe 2 shtetas të tjerë janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës pasi përmes falsifikimit, bënë të mundur tjetërsimin e pronësisë së 7500m2 tokë, e cila iu shit Arbër Abazit, nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazit.

Në burg u la edhe kryeplaku Agim Locin dhe shtetasi Kujtim Allmeta.

Togat e zeza vendosën të ndryshojnë masën për ish përgjegjësin e zyrës për mbrojtjen dhe menaxhimin e tokës Kujtim Balliun për shkaqe familjare, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Kujtim Allmeta sipas Prokurorisë në bashkëpunim me ish-zyrtarët përvetësoi tokën për ta shitur më pas për 100 milionë lekë të vjetra tek kompania “Alko Impex Construsion” e Arbër Abazit.

Ndaj sipërfaqes së tokës është vendosur sekuestro preventive ndërsa hetimet rreth kësaj çështjeje nisën pas denoncimit të tre vëllezërve që pretenduan se toka u është marrë në mënyrë të paligjshme.

Pani i rivelimit për pasurinë në fjalë, shkoi në favor të shtetasit Kujtim Allmeta, e firmosur nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë Agim Loci dhe Kryetari i Komunës Ymer Marku.

Kjo ndodh në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës.

Arbër Abazi që u bë pronar i tokës sipas burimeve ka pretenduar se nuk ishte në dijeni të falsifikimit që ishte bërë ndërsa prona u ble prej tij 5 vite pasi ishte përvetësuar nga shtetasi Kujtim Allmeta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco