Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Bardhi: Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, deputetët e Bashës refuzuan të japin firmat për padinë

Bardhi: Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, deputetët e Bashës refuzuan të japin firmat për padinë

17:35, 17/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes, ku është shprehur ndër të tjera se padia për mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese do të ridërgohet.

Ai shtoi se katër deputetët të Bashës nuk i janë bashkuar dhe kanë refuzuar, duke mos ju përgjigjur kërkesës për tju bashkuar padisë.

Sa i takon, çështjes së rikthimit të Berishës në Grupin Parlamentar, Bardhi tha se ky është grupi Parlamentar i PD dhe Sali Berisha është kryetari i PD si vullnet i shumicës së anëtarëve.

Bardhi: Unë kam besuar se Basha nuk kishte arsye të merrte në mbrojtje Olta Xhaçkën. Shpreh indinjatën time që një pjesë e grupit të Bashës nuk kanë pranuar t’i bashkohen padisë për mandatin e Olta Xhaçkës që do ta ridërgojmë në Kushtetuese. Kështu, duke treguar qarte se kush është në favor të drejtësisë me vepra, se me fjalë është e thjeshtë.

Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Merita Bakiu dhe Salaudin Jakupllari, janë bërë bashkëmbrojtës  me Edi Ramën, me urdhër të Bashës, ndaj pandëshkueshmërisë së Olta Xhackës.

Fatmirësisht nuk e pengojnë dot dërgimin e kësaj çështje në Kushtetuese, do të ndiqet një tjetër rrugë dhe e gjithë kjo mbrojtje i shkoi kot, sepse nuk pengojnë dot opozitën ti shkojnë deri në fund kauzave të veta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco