Video/ Fiksim i hershëm i Ramës për të prish godinën historike të Teatrit Kombëtar

15:05, 17/04/2024
A+ Aa A-

Projekti për shembjen e teatrit zë fill që në hapat e para politike të Kryeministrit Rama në kohën kur ai shërbente si ministër i kulturës në Shqipëri.

Një video e cila i ka rezistuar kohës dhe propagandës së Ramës për të fshirë të kaluarën, shihet qartë ideja dhe projekti i tij për të nxjerrë aktorët në rrugë dhe për të prishur Teatrin Kombëtar.

Gjatë takimit që zhvillonte në atë kohë ministri i kulturës, Edi Rama me aktorët e shquar si Kadri Roshi, Agim Qirjaqi, Telat Agolli ai nuk pranonte ti dëgjonte sugjerimet e tyre, por vendimin për ta prishur e kishte marrë prej kohësh.

Fiksim i cili ju kthye në obsesion të shfrenuar, Rama e përmbushi në vitin 2020, ku me ndihmën dhe të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj rrëzuan tempullin e kulturës në Shqipëri, tempull të cilin kërkojnë ta zëvendësojnë me kulla ku pastrojnë paratë krimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco