VIDEO/ Nesho: Anëtarësimi në KiE, ditë historike për Kosovën

16:43, 16/04/2024
A+ Aa A-

Hap të drejtë për Kosovën, e ka cilësuar diplomati Agim Nesho, kërkesën për anëtarësimin në KiE.

Nesho tha se ajo që pritet është që Kosova sot të ketë një ditë historike, pasi Këshilli i Europës legjtimon Kosovën si një shtet të pavarur.

Nesho tha se pritet që pro të votojnë 2/3 e vendeve anëtare, duke shtuar se në 16 maj do të propozohet miratimin në takimin e Ministrave të Jashtëm të KiE.

“Kosova bëhet një partner në diskutimin e marrëdhënieve me BE-në. Sot jemi në momentin që komuniteti ndërkombëtar të japë karrotën e duhur një vendi që në mënyrë të padrejtë i janë privuar këto gjëra”, tha Nesho.

Sipas tij, Kosova është një nga vendet më vibrante demokratike që ka Ballkani Perëndimor, nuk është përpjekur të destalizojë asnjëherë Rajonin, pra nuk është Kosova problemi, por Serbia.

“U respektua ecuria e Kosovës si një vend demokratik”, tha Nesho.

Ai tha se nëse Serbia dëshiron anëtarësimin në BE do ti duhet të pranojë realitetin në raport me Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco