SYRI TV/ Miratohen ndryshimet në ligjin për Prefektin. Bardhi- Ballës: Ke ardhur për videoklip

15:57, 16/04/2024
A+ Aa A-

Komisioni  i Ligjeve u përfshi nga tensione dhe replika mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Shkak për debatet u bënë ndryshimet në ligjin për prefektin e qarkut. Opozita i cilësoi të panevojshme,  ndryshimet në këtë ligj, i cili u miratua vetem me votat e socialistëve.  

Nga Syri TV

Opozita votoi kundër në ligjin për prefektin e qarkut,  duke i cilësuar si  shtesa që synojnë të shtojnë kontrollin e  qeverisë ndaj pushtetit lokal dhe që nuk sjellin ndonjë  permiresim. Komisioni i Ligjive u përfshi nga debate, mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla, që prezantoi ndryshimet ligjore, dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së,  Gazment Bardhi që i cilësoi si propozime të panevojshme. Debatet për projektligjin kaluan edhe në replika personale mes Ballës dhe Bardhit.

Ndryshimet e propozuara nga  qeveria, që u miratuan në komisionin e ligjeve, me 12 votat e socialistëve,  parashikojnë  ngritjen e  këshillave vendore të sigurisë publike që do drejtohen nga prefektet. Gjithashtu parashikohet që prefekti  i dërgon kërkesë, Agjensisë se Mbrojtjes Civile në rastet e emergjencave apo fakqesive natyrore.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco