'Sali Berisha ka qenë dhe mbetet figurë kyçe në politikën e Shqipërisë'

'Sali Berisha ka qenë dhe mbetet figurë kyçe në politikën e Shqipërisë'

15:34, 16/04/2024
A+ Aa A-

"Demokracia nuk funksionon me statuse, por me kontribute", gjykon znj, Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD në shënimin e saj të fundit në Fb.

"Vendimi arbitrar i parlamentit monist për të lënë jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike, liderin e PD dhe të opozitës shqiptare, Dr. Prof. Sali Berisha është në vazhdën e vendimeve antikushtetuese të mazhorancës arrogante, - shkruan Hajdarmataj. - Sali Berisha ka qenë dhe mbetet një figurë kyçe në politikën e Shqipërisë, qoftë kur ka shërbyer si president dhe si kryeministër, kryetar opozite apo edhe aktualish si zëri më i fortë opozitar dhe denoncues i klikës në pushtet.

Demokracia nuk funksionon me statuse, por me kontribute o pushtetar të mjerë! Sali Berisha zotëron një lidership të lindur dhe ndër dekada i ka konsoliduar dhe sofistikuar këto aftësi. Dëshmi është mbështetja e palëkundur dhe e pakushtëzuar e sovranit.

Titulli i statusit "deputet i pavarur" i imponuar nga praktika antiparlamentare, veçse rëndon edhe më shumë frymën autoritare të pushtetit tuaj ngritur mbi krim, korrupsion dhe dhunim ligji. Sali Berisha është Sali Berishë, pavarësisht statusit që i keni imponuar ju dhe veglat tuaja!" përfundon shënimi.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco