Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ Pa bonus qiraje, banorët e Durrësit protestojnë te bashkia

13:58, 16/04/2024
A+ Aa A-

Pas pesë vitesh nga tërmeti banorët në Durrës që u janë dëmtuar banesat janë ende rrugëve. Këtë të martë banorët e pallatit të tregut të vogël industrial kanë protestuar para bashkisë duke i kërkuar rikonstruksionin e pallatit ose vijimin e bonusit të qerasë, pasi pagat dhe pensionet e tyre nuk mund të përballojnë edhe qiratë. Ata i kërkojnë qeverisë zgjidhjen e kësaj situatë ose në të kundërtën do të rikthehen sërish në protestë.

Nga SYRI TV

Pasojat që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit të 2019 në Durrës, vijojnë edhe sot. Banorët e pallatit të tregut të vogël industrial kanë protestuar para bashkisë së Durrësit duke kërkuar një zgjidhje për bonusin e qerasë që u është ndërprerë ose për rikthimin në shtëpitë e tyre, pasi shprehen se pallati i tyre nuk ka pasur dëmtime të mëdha dhe për gati pesë vjet duhet të kishte përfunduar.

Banorët i kërkojnë ndihmë bashkisë dhe kryeministrit Edi Rama që t’u japë një zgjidhje, në të kundërtën do të rikthehen sërish në protestë o do të gjejnë zgjidhje të tjera.

Edhe më herët banorë të lagjeve të Durrësit që janë ende me qira dhe banesat e tyre nuk janë rindërtuar apo rikonstruktuar që nga tërmeti i 5 viteve më parë kanë protestuar para bashkisë së qytetit bregdetar për të marrë një zgjidhje.

Gazetar: A.Aliaj

Pamje: SYRI TV

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco