Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

PS bojkoton komisionet hetimore, Dhori: Socialistët kanë frikë, pasi duan të mbrojnë zyrtarët të korruptuar

PS bojkoton komisionet hetimore, Dhori: Socialistët kanë frikë, pasi duan të mbrojnë zyrtarët të korruptuar

13:42, 16/04/2024
A+ Aa A-
Deputetja demokrate njëherësh dhe anëtare e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi Ilda Dhori zbuloi arsyet se pse mazhoranca ka bojkotuar totalisht punimet e këtij komisioni, që ishte pjesë e dakordësisë mes palëve.

Në studion e lajmeve në “Ora News”, Dhori theksoi se mungesa dhe bojkoti i tyre është totalisht i pajustifikuar.

“Të njëjtën situatë që po ndodh me komisionin hetimor në Shëndetësi e pamë të ndodhte edhe dje me komisionin tjetër hetimor atë të dhënave në sistemin TIMS.

Që do të thotë se kemi të bëjmë me të njëjtin urdhër dhe komandë, që i detyron deputetët e mazhorancës që me çfarë të munden të zvarrisin punimet deri në dështimin e këtyre komisioneve.

Kjo do të thotë që ata kanë frikë dhe janë të detyruar që të mbrojnë zyrtarët e tyre të korruptuar, të coilët janë dhe të përfshirë dhe në këto afera të cilat janë kryekëput korruptive.

Mungesa dhe bojkoti i tyre është totalisht i pajustifikuar, pasi kemi qenë të hapur për t’i organizuar mbledhjet sipas orareve të përshtatshme.

E kanë detyrim ligjor që të jenë aty në mbledhje dhe ne i kemi dërguar një letër nsi kryetares së Kuvendit për të marrë masat për t’i zëvendësuar ata nëse ata nuk duan të jenë pjesë e këtyre komisioneve”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësja demokrate, Ilda Dhori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco