Xhaferri: Përndoqi opozitën, ish Kryeprokurori i Malit të zi përfundon në pranga, kamikazët në sistemin tonë të drejtësisë punojnë lirisht!

Xhaferri: Përndoqi opozitën, ish Kryeprokurori i Malit të zi përfundon në pranga, kamikazët në sistemin tonë të drejtësisë punojnë lirisht!

08:03, 16/04/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Keqpërdorimi i armatës së drejtësisë kundër opozitës është një praktikë  e njohur në vendet që kanë jetuar nën diktaturë dhe ato vende që po rrëshqasin drejt autokracisë. 

Shqipëria është një shembull konkret, ku si askund në Evropë kamikazët në sistemin e drejtësisë janë kthyer në drapër në duart e qeverisë kundër opozitës. 

Lideri i opozitës mbahet në qeli pa asnjë provë të vetme, eksponentë të tjerë mbahen nën presion me dosje gjyqësore dhe i vetmi i paprekshëm është Kryeministri, që 70% e bashkëpunëtorëve të ngushtë i kanë rënë në qeli për korrupsion. 

Në Mal të Zi së fundmi është arrestuar ish Kryeprokurori Special, Millivoje Katniq, i njohur gjerësisht si shërbëtor i qeverive të Malit të zi në luftën kundër opozitës. 

Hetimet faktuan lidhet e tij me krimin e organizuar në Mal të zi dhe Serbi mes të cilëve dhe klanin famëkeq Belivuk. 

A do jetë drejtësia shqiptare në lartësinë e duhur për të hetuar dhe ndëshkuar kamikazët në sistem?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco