Agresioni ndaj Izraelit/ Bumçi: Situatë shumë e rënduar! Sulmi, pas vrasjes së 6 zyrtarëve iranian në Siri

17:19, 14/04/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi ka folur në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, për agresionin e Iranit ndaj Izraelit.

Sipas Bumçit, situata është shumë e rënduar pasi kjo përplasje është në vijimësi të përplasjeve të Izraelit me Iranin.

‘Kjo përplasje është në vijimësi të përplasjeve të Izraelit me Iranin. Irani nuk njeh legjitimitetin e ekzistencës së Izraelit, mbështet të gjitha grupet militante që janë kundër Izraelit dhe ndërkohë Izraeli ka marrë sulme edhe brenda territorit të Iranit duke asgjësuar shkencëtarë që janë të përfshirë në zhvillimin e bombës bërthamore apo figura të tjera të larta të regjimit’, u shpreh Bumçi.

Bumçi: Irani ndërmerr një sulm që nuk e ka ndërmarrë ndonjëherë ndaj Izraelit, drejtpërdrejtë nga territori i tij, e njofton këtë sulm, dhe sulmi ishte i përmasave shumë të mëdha.

Falë teknologjisë së lartë të mbrojtjes që ka Izraeli sulmi nuk arriti të krijonte pasoja në terren por përmasat e tij ishin përmasa të frikshme po të mendosh numrin e rraketave të lëshuara.

Kjo përplasje është në vijimësi të përplasjeve të Izraelit me Iranin. Irani nuk njeh legjitimitetin e ekzistencës së Izraelit, mbështet të gjitha grupet militante që janë kundër Izraelit dhe ndërkohë Izraeli ka marrë sulme edhe brenda territorit të Iranit duke asgjësuar shkencëtarë që janë të përfshirë në zhvillimin e bombës bërthamore apo figura të tjera të larta të regjimit.

Dhe një nga këto sulme që ndodhi në konsullatën iraniane në Siri kur u vranë 6 zyrtarë të lartë dhë njëri prej tyre ishte personi kyç që merrej me furnizimin e aleatëve të Iranit në rajon.

Ishte ky sulm që nxiti këtë reagim. Sulmi në konsullatën iraniane në Siri është parë si një moment që nuk është sulm ndaj një individi por ndaj një institucioni. Ne kemi tashmë një situatë shumë të rënduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco