Debatet/ Hetimi i TIMS, Gafa e Gogut: Të pajisen me çertifikatë pronësie. Salianji: Aty e keni mendjen

Debatet/ Hetimi i TIMS, Gafa e Gogut: Të pajisen me çertifikatë pronësie. Salianji: Aty e keni mendjen

17:27, 12/04/2024
A+ Aa A-

Toni Gogu, nënkryetar i Komisionit Hetimor parlamentar për TIMS-in, ka bërë një gafë gjatë mbledhjes së komisionit, e cila ka shkaktuar të qeshura dhe batuta.

Ndërsa po flitej për çertifikatat e sigurisë dhe pajisjen e ekspertëve të komisionit me to, Gogu tha se duhet të pajisen ekspertët me çertifikata pronësie.

“Aty e keni mendjen te çertifikatat e pronësisë, ju shkon gjuha atje ku ju jep dhëmbi.

Tani po kërkoni që edhe komisionin e doni me çertifikatë pronësie. E keni mendjen te lekët dhe te pronat”, ishte batuta e Salianjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco