Debatet/ Salianji: Ju vidhni ne trembemi, ju mbroni elementët e krimit ne e kemi problemin

Debatet/ Salianji: Ju vidhni ne trembemi, ju mbroni elementët e krimit ne e kemi problemin

16:06, 12/04/2024
A+ Aa A-

Ervin Salianji dhe Toni Gogu, përkatësisht kryetar dhe nënkryetar të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS janë përfshirë në replica mes tyre gjatë mbledhjes së komisionit.

Ishte Gogu që duke iu drejtuar Salianjit tha se po merr rolin e gjykatësit duke bërë fajtor Ervin Muçën, drejtorin e IT së Policisë së Shtetit, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë.

Në replikë me të, Salianji i tha “ju vidhni ne trembemi, ju përfshiheni në afera kriminale, ne kemi frikë, ju mbroni elementët e krimit, ne e kemi problemin.

Salianji tha se ndërhyrja në sistemin TIMS është një nga momentet më të rënda të vendit, ndërsa kujtoi se Ervin Muça personi përgjegjës për vjedhjen e të dhënave, është rikthyer në detyrën e drejtorit të IT në Polici, 10 muaj pasi ishte pezulluar.

Ssipas Salianjit, Muça ishte protagonist edhe në vjedhjen e të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë kur u publikuan listat e pagave në vitin 2021.

“Ky komision hetimor që në nisje të punës së tij, pavarësisht se ngjarja për të cilën jemi ngarkuar nga Kuvendi për të hetuar është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vend, është ndërhyrja në TIMS e cila fatkeqësisht me ekspertizën e SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës është vërtetuar se ka patur ndërhyrje. Ervin Muça është arrestuar i cili siç e kemi diskutuar në mbledhjet e para të këtij komisioni, është ndër dëshmitarët e parë të thirrur. E pashpjegueshme se si për 10 muaj me radhë pasi është pezulluar nga e njëjta trupë në Polici është rikthyer duke qëndruar drejtor i IT në polici dhe duke vazhduar në paligjshmëri një person me precedent penal të mëparshëm dhe në shkelje të ligjit.

Në 21.12.2021 në WhatsApp janë shpërndarë masivisht listat e pagave të muajve janar dhe prill të vitit 2021 për 637 mijë qytetarë shqiptarë. Në 24 dhjetor 2021 dorëhiqet drejtori i IT te Tatimet i cili është hiç më pak se shtetasi Ervin Muça. Edhe pas këtij skandali, i listëpagesave dhe te ky që po hetojmë, dorëheqja ka ardhur si pasojë e veprimeve të paligjshme të këtij personi“, u shpreh Salianji.

Replikat

Toni Gogu: Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarine e sistemeve qe mbrojnë sistemin TIMS, nuk janë gjyqe. Ju tërheq vëmendjen t’i qëndrojmë këtij urdhri të Kuvendit. Zoteria te cilit ju i referoheni ka statusin e te prezumuarit i pafajshem. Nuk ndeshkon Kuvendi. Ne hetojme veprimtarine me ndihmen e disa eksperteve. Une e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjine e atij qe eshte sot me i tremburi ne ballkonin e shtepise se tij. Ky rol eshte te marresh rolin e gjyqtarit. Javen e kaluar donit t’i jepnit pafajesi Berishes, sot doni te beheni gjyqtari i Ervin Muçës. Ju nuk ndiheni rehat në rolin e parlamentarit që heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njera ane doni te shfajesoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjeter te ndeshkoni kundershtarin politik. Kjo sepse jeni humbes seriale. Pa humbur kohe ju lutem kthehuni ne shinat e vendimit te Kuvendit. Mos u beni ju inkuizitore

Ervin Salianji: Ju vidhni, ne trembeni. Ju përfshiheni në afera kriminale, ne kemi frikë. Ju i nxirrni gjoksin për të mbrojtur elementë të krimit, ne e kemi problemin. Nuk thash asnjë gjë për të paragjykuar punën e këtij komisioni. Nuk kishe gjë për procedurë. Jemi në krahun e ligjit dhe të përçojmë një mesazh që kushdo që përfshihet në ndërhyrje të pretenduara për qëllime kriminale, për t’ua shpërndarë grupeve kriminale, për të marrë të dhëna, fshirë të dhëna, duhet të jemi në të njëjtin krah. Unë nuk kam për të detyrë të korrigjoj gabimet e kolegeve tuaja. Ne nuk kemi kërkuar që zoti Berisha të vijë dhe ne t’i bëjmë gjyq. Kemi pranuar që zoti Berisha të vijë dhe të japë llogari para jush, siç duhet të vijë Edi Rama se ku i kishte të dhënat kur tha se nuk ka asnjë ndërhyrje në TIMS. Pse trembeni ju për të ardhur dhe për të dhënë llogari Berisha? Ça lidhje ka kjo me procese gjyqësore? i gjithë diskutimi s’ka lidhje as me procedurën, as me thelbin e ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco