Hetimi i TIMS, Nallbati: Kushtetutën e varrosët për mandatin e Xhaçkës

Hetimi i TIMS, Nallbati: Kushtetutën e varrosët për mandatin e Xhaçkës

15:57, 12/04/2024
A+ Aa A-

Mbledhja e Komisionit hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS po shoqërohet me debate mes socialistëve dhe demokratëve, anëtarë të komisionit.

Nënkryetari i komisionit, deputeti socialist Toni Gogu duke iu drejtuar ekspertëve tha se janë ato që duhet t’i sugjerojnë anëtarëve dokumentet që duhet të kërkojnë për hetimin parlamentar. Gogu tha se komisioni duhet të zbatojë ligjin, dhe nuk mund ti kërkohet ekspertëve që të nxjerrin fajtor njërin apo tjetrin për ndërhyrjet në TIMS.

Por kreu i komisionit hetimor parlamentar, Ervin Salianji, duke replikuar me Gogun tha se ai po bën vetëm politikë, edhe pse e merr fjalën për procedurë.

“Jeni duke bërë vetëm politikë”, i tha Salianji.

Në anën tjetër, deputeti demokrat Bledjan Nallbati tha se dje Kushtetuta, me mbrojtjen që i bëri mazhoranca Olta Xhaçkës, duke mos çuar në Kushtetuese mandatin e saj, ‘vdiq’.

Debatet

Luan Baçi: Duhet t’i dëgjojmë këta ekspertë dhe më pas të na dëgjojnë edhe qytetarët. Duhet të jemi; as ju avokatë, dhe as ne gjyqtarë. Anëtarët e këtij komisioni duhet të zbatojnë ligjin dhe të bëjmë transparencë.

Kollçaku: Qëndrimi im është të zbatohet procesverbali. Më pas miratohet lista e ekspertëve. Për ça duhet gjithë ky shoë mediatik. Del kryetari dhe thotë: skandal ngjarja. Ai bëri dhe kryeprokurorin dhe avokatin. Ka ndodhur një ngjarje, ndaj duhet të fokusohemi këtu, te Kushtetuta.

Bledjon Nallbati: Nëse bëni fjalën për këtë Kushtetutës dje, asaj dje i bëtë varrimin. Pas asaj që bëtë dje nuk mund të vini dhe të flisni këtu. Dje e varrosët kushtetutën, duke hedhur poshtë ligjin. Na e bëni me dije se cilën kushtetutë zbatoni, që të jemi dhe të paditurit të ditur, që mos të frikësohemi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco