Murati: Rama kërkon ta mbajë me çdo kusht Xhaçkën, ish ministrja e lidhur në shumë afera korrupsioni

19:00, 11/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të folur mbi vendimin e kryeministrit Rama që të mbrojë me çdo kusht mandatin e Olta Xhaçkës ishte analisti, Erl Murati.

Murati është shprehur se Xhaçka është e lidhur me shumë afera të dyshimta ku më e rënda ishte pajisja me pasaportë diplomatike mikun e kryeministrit Rama e cila u zbulua në aferën McGonigal.

Minimalisht në rastin e Olta Xhaçkës ne kemi dy standarte, ne kemi parë në rastet e tjera kur akuzat mbi përfaqësuesit e PS kanë qenë më të ashpra dhe e ka lëshuar menjëherë duke u shprehur që të përballen vetë me drejtësinë. Ka diçka që ne se dimë se përse kryeministri ka vendosur që ta mbrojë me çdo kusht Olto Xhaçkën edhe duke marrë përsipër kostot politike.

 Nëse Xhaçka ndoihet që është mish për top duke u vetëviktimizuar pasi ka 10 vite që poi ndryshon nga një post në tjetrin dhe ënse i vëmë në peshore në kontributin publik ngrihen shumë pikëpyetje dhe do të ishte ajo vetë e para që do të kërkonte që çështja e saj të shkojë në Kushtetuesen.

Si një mik personal i kryeministrit është pajisur me pasaportë diplomatike si e pamë në rastin e skandalit McGonigal dhe me aferat e tjera që e lidhin me pronat e ushtrisë zonja Xhaçka ka qenë e atakuar.

Për të gjithë këto afera kryeministri ka zgjedhur ta mbrojë politikisht duke marrë mbi vete faturën politike dhe nuk e e di nëse ajo ka ambicie më që të vazhdojë karrierën e saj politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco