Kalaja: Nëse SPAK nuk i akuzon si grup i strukturar kriminal drejtorët e Veliajt, s’ka thënë asgjë

10:08, 11/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari dhe aktivisti, Aulon Kalaja, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit politike, si dhe protestat kundër skandaleve që kanë përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë socialiste.

Sipas Kalasë, SPAK duhet ti akuzojë drejtorët e Erion Veliajt si grup i strukturar kriminal, pasi këta drejtorë nuk janë njerëz profesionistë të fushave por janë njerëz patronazhistë që kanë marrë detyra politike.

‘Ajo që më habit më shumë në këtë rast është se si ka mundësi që kanë vjedhur në këtë lloj mënyre. Nuk kanë frikë fare dhe kjo është një arrogancë e jashtëzakonshme. Si ka mundësi që këta njerëz kanë frikë që mund të gjykohen një ditë. Ja ku erdhi dita sot që ka njerëz që nuk e çajnë kokën jo për SPAK por për çfarë do lloj drejtësie tjetër qoftë dhe drejtësia hyjnore në këtë rast se i kemi parë që shtrojnë dhe iftare’, u shpreh Kalaja.

Kalaja: Ajo që pres më shumë se nga protesta, pres më parë nga SPAK që ta akuzojë për grup të strukturuar kriminal sepse nuk kemi të bëjmë me shpërdorim detyre apo pabarazi në tendera.

Në rast se ata nuk e trajtojnë si grup i strukturuar kriminal dhe të thonë që Bashkia e Tiranës ka funksionuar si grup i strukturuar kriminal nuk kanë thënë asgjë dhe kjo ka të bëjë në dy pikëpamje.

E para këta drejtorë nuk janë njerëz profesionistë të fushave por janë njerëz patronazhistë që kanë marrë detyra politike dhe vijmë te shprehja e famshme që partia dhe shteti janë një.

Kemi njerëz që kanë shërbyer në fushatë elektorale dhe kanë marrë benefitet e tyre dhe ajo që më habit më shumë në këtë rast është se si ka mundësi që kanë vjedhur në këtë lloj mënyre.

Nuk kanë frikë fare dhe kjo është një arrogancë e jashtëzakonshme. Si ka mundësi që këta njerëz kanë frikë që mund të gjykohen një ditë. Ja ku erdhi dita sot që ka njerëz që nuk e çajnë kokën jo për SPAK por për çfarë do lloj drejtësie tjetër qoftë dhe drejtësia hyjnore në këtë rast se i kemi parë që shtrojnë dhe iftare.

Mjeshtri i budallallëqeve është kryetari i Bashkisë së Tiranës, si në rastin e fundit me lajmin që ‘gruaja shtatëzanë’ u pengua nga protestuesit e ‘Rithemelimit’, por është i shqetësuar. E kam parë dhe në dalje e vetë mediatike të fundit ku shkoi aty për të bërë makijazh jo gazetari. Gazetarët e ‘masakruan’ duke i bërë pak grimin, sepse vetëm gazetari nuk është ajo.

Tre media  kombëtare në Shqipëri censuruan lajmin e arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë. Kjo është shumë e rëndë. Deri para pak kohësh mendohej se Rama ishte njeriu që censuronte më së shumti median, por nuk është këtu. Edhe në rastin e skandalit ‘McGonigal’ kishte lajme megjithëse u mundua të bëhej makijazh, t’i vendosej buzëkuq plakës por... tre mediat kombëtare nuk japin lajmin e drejtorëve. Kjo është çmenduri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco