Çollaku: 16-17 ministra shkojnë me taksi në SPAK 1 herë në dy ditë, janë nën hetim

Çollaku: 16-17 ministra shkojnë me taksi në SPAK 1 herë në dy ditë, janë nën hetim

22:37, 08/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku ka folur në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, duke thënë se “një pjesë e njerëzve të drejtësisë kanë rrëshkitur nga profesioni” dhe mendojnë se një vullnet politik sot nuk e bën fajtor dikë nesër kur të gjitha gjurmët janë aty.

Ai u shpreh se duhet të kërkohet se përse nuk ka avancime në rastet që sipas tij kanë nisur të hetohen në SPAK.

Sipas tij në Prokurorinë e Posaçme janë hapur dosje për kryeministrin Rama, për vëllanë e tij si edhe ka “16-17 ministra që shkojnë me taksi thuajse 1 herë në dy ditë në SPAK”.

 “Një pjesë e njerëzve të drejtësisë kanë rrëshkitur nga profesioni dhe mendojnë se një vullnet politik sot nuk e bën fajtor nesër kur gjurmët janë aty. Rasti i  zonjës Xhaçka ngjan me atë të zotit Kokëdhima në rastin e investimit atje. Ka edhe dosje që përfshijnë Ramën vetë, është dosja e McGonigal, e regjistruar në SPAK.

Duhet të kërkojmë pse nuk ka avancime për të. Aty denoncohen Balla, Veliaj, Gjiknuri, Rama. Është dosja e vëllait të Ramës, është e hapur. Ka shumë gjëra në SPAK, në Gjermani. Këtë duhet të kërkojë drejtësia për këdo. Janë shumë ngjarje gjyqësore, ke 16-17 ministra që shkojnë me taksi pothuajse 1 herë në dy ditë në SPAK. i ke me akuzë direkte, janë nën hetim.

Drejtuesi i SPAK ka deklaruar se ka regjistruar procedimin penal që do të thotë se është në hetim. Është Gjiknuri, Xhaçka , Beqaj, Tahiri, Xhafa, Balluku, janë në SPAK”, u shpreh Çollaku në emisionin “Open”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco