VIDEO/ Përplasjet me Taravarin, Sela: U synua varrosja politike e Aleancës për Shqiptarët

VIDEO/ Përplasjet me Taravarin, Sela: U synua varrosja politike e Aleancës për Shqiptarët

20:31, 01/04/2024
A+ Aa A-

Zijadin Sela i Aleancës për Shqiptarët në një intervistë për Syri TV, tha se mbijetesa e tij politike nuk varet nga ndonjë subjekt tjetër politik.

“Nuk do të lejojmë ne varrosjen e Aleancës për Shqiptarët. Ne jemi këmbëngulës, vendosësh, nuk kemi hyrë kurrë në hesape të huaja, nuk është pjesë e makinacioneve që bëhen për të orintuar vendin në influenca nga lindja”, tha Sela, duke komentuar përplasjet brenda kësaj partie,

Lidhur me raportet me Arben Taravarin, Sela tha se kur i kemi hyrë kësaj rruge kemi pasur si synim të mbrojmë popullin që na voton. Ai tha se pritet që brenda javës Gjykata të shprehet lidhur me çdo pretendim, ndërsa shtoi se nuk ka ndërmend t’i zgjasë më dorën Taravarit.

“U synua varrosja politike e Aleancës për Shqiptarët. Unë s’mund të rri duakryq dhe të shoh se si duan të varrosin këtë subject politik”, tha Sela.

Lidhur me koalicionin me Ali Ahmetin, Sela tha se i qëndron plotësisht qëndrimeve të tij të mëparshme, përfshi këtu edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilin tha se e ka kundërshtuar që në fillim.

“Ne bëhemi pjesë e koalicionit me programin dhe platformën tonë politike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco