Olsi Rama në dosjen 'Xibraka'/ Gazetari Bushkolaj: SPAK të bashkëpunojë me autoritetet gjermane

20:25, 29/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar demokrat të Rithemelimit, Gazmend Bardhi, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat theksoi se ka prova të forta që përfshijnë vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në aktivitetet e grupeve kriminale.

Me anë të një reagimi, Bardhi thotë se nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Ndërsa një thirrje e ka edhe për kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit”, shkruan Bardhi.

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në edicionin e orës 19:00 me moderatore Armela Ferkon u shpreh se automjeti ka qenë në pronësi të një afërmi të një ish-deputeteje socialiste dhe gjatë kësaj kohe është përdorur edhe nga anëtarë të tjerë të grupit.

‘SPAK ka mundësi të gjurmojë dhe të kërkojë ndihmën e autoriteteve gjermane, sepse duhet të kemi parasysh, se kanë qenë autoritetet gjermane ato që kanë bërë njoftimin për këtë grup kriminal” -u shpreh Bushkolaj.

Deklarata e tij: 

“Duke parë provat e reja të cilat u bënë publike nga zoti Bardhi, në bazë të kodit të procedurës SPAK është i detyruar që përtej kallëzimit ose provave të reja që zoti Bardhi ka çuar në SPAK, do të ishte i detyruar të hapte dhe një herë hetimin vetëm për pjesën që ishte e pezulluar për personin e paidentifikuar.

Tani jemi në të tjera rrethana sepse nëse deri më tani po flisnim për një person të paidentifikuar, tani jemi në kushte që ka pretendime se personi është i identifikuar edhe sipas zotit Bardhi gjithmonë, bëhet fjalë për vëllain e kryeministrit, Olsi Rama.

Pika më e fortë dhe që zoti Bardhi ka në dorë janë dokumentet e TIMS që kanë faktuar se automjeti është përdorur si nga Olsi Rama si nga persona të tjerë që i përkasin këtij grupi, Genci Xhixha i cili në dijeninë time tani është në Amerikën Latine, pra qëkur u arratis aso-kohe nga Shqipëria, nuk u zbulua më asgjë për të.

Automjeti ka qenë në pronësi të një afërmi të një ish-deputeteje socialiste dhe gjatë kësaj kohe është përdorur edhe nga anëtarë të tjerë të grupit, qoftë nga Gentian Gjonaj, Olsi Rama apo Genci Xhixhaj.

Është mbajtur nën monitorim të rreptë nga policia e shtetit dhe duhet të nënvizojmë se kanë qenë autoritetet gjermane ato që kanë bërë njoftimin për këtë grup kriminal, sepse Gjermania ishte shteti ku shpërndahej lënda narkotike që nxirrej nga produktet dhe magazinat në Elbasan.

Në këtë histori ajo çka mbetet pezull dhe që SPAK ka mundësi të gjurmojë është që të kërkojë ndihmën e autoriteteve gjermane, sepse duhet të kemi parasysh ,ne po flasim për persona që janë mbajtur nën vëzhgim, për mënyrën si e kryenin punën dhe ku ata lëviznin.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco