SYRI TV/ Olsi Rama në SPAK, Bardhi: Hetim edhe ndaj prokurorëve Çela e Kondili

16:54, 29/03/2024
A+ Aa A-

Një ditë pas publikimit të provave se Olsi Rama rezulton i lidhur me organizatën e kokainës në Xibrakë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka dërguar edhe kallëzimin në SPAK. Gazment Bardhi i kërkon SPAK të riaktivizojë hetimet për “personin e paidentifikuar” të lidhur me drejtuesit e kësaj organizate kriminale, që sipas provave rezulton të jetë Olsi Rama. Bardhi kërkon nga SPAK edhe hetimin e prokurorëve të çështjes dhe policëve që fshehën provat.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment BVardhi ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bërjes publike të disa fekteve, që sipas tij Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të vendit, rezulton i përfshirë në organizatën e Kokainës në Xibrakë. Në kallëzimin e tij, Bardhi kërkon të hetohen edhe prokurorët e çështjes Olsian Çela e Edvin Kondili për rolin e tyre në këtë dosje. Gazment Bardhi bën apel për moszvarritje të hetimeve, teksa vënia e para përgjegjësisë e kujtdo, përfshirë vëllain e kryeministrit, është një rast për të dëshmuar që nuk ka persona të paprekshëm.

 “Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Nga ana tjetër, SPAK ka për detyrë të hetojë edhe rolin e dy prokurorëve të asaj çështje z. Olsian Çela (promovuar me votë të mazhorancës socialiste si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës) dhe z. Edvin Kondili (mbështetur nga Edi Rama si kandidat për drejtimin e SPAK një vit më parë dhe për të cilin zhvilloi një konflikt të hapur kundër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë), si dhe të Policisë së Shtetit, në fshehjen apo prishjen e provave, mospërmbushjen e rregullt të detyrës”

Në kallëzim, Bardhi ka vënë në dispozicion disa indicie, të dhëna dhe informacione, të cilat në vlerësimin e tij krijojnë dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprimtari të paligishme të shtetasit Olsi Rama. Sipas Gazment Bardhit, këto të dhëna duhet të verifikohen nëpërmjet një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm të SPAK, duke rihapur procedimin penal të veçuar nr. 335/1 të vitit 2016. Procedim ky që rezulton se në vuitin 2018 është pezulluar nga dy prokurorët e ish-prokurorisë për krime të rënda, përkatësisht Edvin Kondili e Olsian Çela, dhe dosja qëndron në sirtar.

Kujtojmë se të enjten e 28 marsit, Gazment Bardhi publikoi disa prova të përfshirjes së Olsi Ramës në grupin e Xibrakës, prova këto që  ishin në dosjen e prokurorisë dhe Policisë, por u fshehën për të mos zbuluar përfshirjen e vëllait të kryemibnistrit. Pjesë e këtyre provave janë kontaktet e Olsi Ramës mes drejtuesit e grupit Genci Xhixha dhe Ermal Hoxha, takimet e survejuara nga agjentët e Policisë por edhe hyrje-daljet në kufi me të njëjtën makinë. Ndër provat kryesore, veç vëzhgimeve të agjentëve në terren janë edhe të dhënat nga sistemi TIMS ku Olsi Rama dhe drejtuesit e trafikut të Kokainës përdorën 18 herë automjetin me targa AA653DM.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco