KAFE SHQETO/ 1 mln euro për faqen e propagandës së Ramës, Bardhi: E synonte që kur ishte në opozitë

10:54, 29/03/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Këshillit Kombëtar Silvi Bardhi, e ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi propagandën e qeverisë dhe ndër të tjera mirmbajtjen e websiteve të kryeministrisë, administrim që kapin shifrën prej 1 milion eurosh.

Bardhi u shpreh se sundimi i medias  ka qenë një nga planet kryesore të Edi Ramës, që kur ka qenë në opozitë.

Kjo ka qenë një nga planet kryesore të Edi Ramës, që kur ka qenë në opozitë, e ka ditur fuqinë e medias, e ka ditur si funksionon  propaganda, dhe kjo po zhvillohet tej mase këto 12 vite.

Ne e shohim përdit se si po funksionon propaganda, duke filluar që nga kontrolli i imtësishëm mediatik, nga zyrat qëndrore të propagandës së kryeministrisë.

Ajo që unë shikoj si skandaloze është se sot fatkeqësisht, përgjithësisht në median shqiptare, nuk ka më gazetari.

Pse vjen ky fakt? Çfarë do thotë të bësh gazetari? E para do thotë të jesh i lirë në atë që prodhon dhe ndërkohë këtë liri nuk e disponon për vetë faktin se çdo gjë është koncentruar tek vetë pronarët e mediave, dhe ky është një problem që po flitet çdo ditë e më shumë në bisedat tona private, sepse kjo nuk mund të pranohet publikisht.

Dhe, në shumë studime që janë bërë, thuhet që mediat në Shqipëri janë të kapura ekonomikisht.

Pra në momentin që pronarët e televizioneve marrin tendera të fuqishme për ndërtim, atëherë normalisht që nuk do shikohet më si prioritet informacioni por do shikohet si diçka shumë e rëndësishme, shërbimi që do i bësh këtij institucioni që të ka besuar këtë tender.

Dhe, çfarë ndodh poshtë?!

Ajo që vë re unë, është se linja editoriale në TV tona dhe portale, është kufizuar më shumë tek informacionet pa rëndësi. 

Pra, nuk merret në konsideratë ai informacioni që në fakt i duhet qytetarit .  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco