VIDEOLAJM/ Banorët largojnë Vangjel Tavon nga mbledhja në Bashkinë Himarë, e pështyjnë në fytyrë

10:52, 29/03/2024
A+ Aa A-

Tensionet kanë përfshirë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, nga ku do të zgjidhet kryetari i komanduar, pas arrestimit të kryetarit në detyrë Jorgo Goro.

Qytetarë të shumtë kanë hyrë në ambientet e brendshme të bashkisë, duke kërkuar të largohen nga mbledhja Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohen qytetarët të cilët kanë përzënë Tavon nga mbledhja duke e përshtyrë në fytyrë. 

Vangjel Tavo, u prit me ofendime nga qytetarët e pranishëm në sallë.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 nga PD, ndërsa 5 anetarë të tjerë nga parti të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco