Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Bushati: Bashkia e Tiranës, makineri vjedhjeje

Bushati: Bashkia e Tiranës, makineri vjedhjeje

23:09, 28/03/2024
A+ Aa A-

Një makineri vjedhjeje! Kështu e ka cilësuar analisti Andi Bushati Bashkinë e Tiranës.

Teksa komentoi arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Bushati tha se me veprimet e SPAK-ut po kuptojmë mekanizmin e vjedhjes.

Ai deklaroi se paratë e taksapaguesve keqpërdoren, teksa përmendi reklamimin që mediat e Erion Veliajt bëjnë për Bashkinë e Tiranës dhe marketingun e artistëve për fushata elektorale.

"Publiku ka qenë i qartë që Bashkia e Tiranës është makinë vjedhjeje. Boll të shohësh peizazhin e shtërmbushur mediatik që i bëjnë furçë Veliajt, nga mëngjesi në darkë, për të kuptuar që kjo bëhet me shumë para. Për fushatë nuk ngeli çingije, aktorë cirku, këngëtarë të thoshin se sa me fat jeni që na drejton Veliaj. Këto janë lekët tona. Ishin dhe çingijet që në 2013 dilnin për Saliun.

Që është makinë e madhe vjedhje nuk ka nevojë... Tani po kuptojmë thjesht mekanizmin se si na vjedhin. Faktin e dinim që përpara", theksoi Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco