Beci: Me këto ritme SPAK nuk do lejë drejtor pa arrestuar, korrupsioni po bën kërdinë

Beci: Me këto ritme SPAK nuk do lejë drejtor pa arrestuar, korrupsioni po bën kërdinë

22:30, 28/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live 'në SYRI TV për të hedhur dritë mbi arrestimet e kryera nga SPAK në bashkinë e Tiranës ishte ish prokurori Eugen Beci.

Beci është shprehur se SPAK me këto ritme për korrupsionin që është përhapur në Shqipëri në nivelin e një endemie do të lejë vendi pa drejtorë

Para 2013 nuk kishte ndërkombëtar që nuk e ngrite zërin kur mazhoranca në atë kohë thoshte ndonjë fjalë për drejtësinë, ndërsa pas 2013 Sajmir Tahiri kryeministri aktual i rreshtonte drejtuesit e gjyqësorit në konferenca në 15 katësh ku vetëm fjalët e shara me rob shtëpie nuk dëgjonin.

Nuk mundet që mazhoranca të thotë që drejtësia është lule mos prek dhe një herë të thotë se është tela me gjemba.

SPAK me këto ritme për korrupsionin që është përhapur në Shqipëri në nivelin e një endemie do të lejë vendi pa drejtorë, duhet një zgjidhje politike për këtë situatë të rëndë që ka kapur vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco