VIDEO/ Olsi i ‘Xibrakës’, Noka: Ja si e shpëtuan vëllain e Ramës prokurorët Olsian Çela dhe Edvin Kondili

VIDEO/ Olsi i ‘Xibrakës’, Noka: Ja si e shpëtuan vëllain e Ramës prokurorët Olsian Çela dhe Edvin Kondili

21:12, 28/03/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i pranishëm në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, tha se ngjarja e Xibrakës është një nga shenjat e inkriminimit total të Rilindjes që sapo kishte ardhur në pushtet.

Noka tha se Sali Berisha ishte i vetmi zë publik që denoncoi ngjarjen e Xibrakës, ndërsa Rilindja e akuzoi se po shpifte.

“Shteti i Rilindjes ishte i zhytur në krim, garanci më të madhe se përfshirja e vëllait të Kryeministrit nuk ka”, tha Noka.

Ai u shpreh se  mesazhi i parë që iu tha shqiptarëve ishte që Rilindja erdhi në pushtet jo për të qeverisur, por për ta bërë Shqipërinë përshesh.

“Për të mbyllur këtë dosje u bë një Pazar, që dy prokurorët e dosjes të bënin një devijim, të ndanin dosjen, me një person të paidentifikuar që ishte vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama. Çfarë ndodhi? Një nga prokurorët e dosjes, Olsian Çela, duke ndihmuar Edi Ramën për të fshirë emrin e Olsit nga dosja, si shpërblim mori drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa Edvin Kondili, si njeriu më i dashur i Ramës dhe Veliajt, u bë Prokuror i SPAK. Madje kishin vendosur ta çonin në krye të SPAK, por historia lëvizi”, tha Noka.

Noka tha se Neritan Nallbati, drejtor i Policisë së Elbasanit në atë kohë, me këmbënguljen e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, kanë zhdukur emrin e Olsi Ramës nga dosja e Xibrakës dhe kanë thënë “person i paidentifikuar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco