Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Task Force/ Këlliçi: Rama-Veliaj, kryesojnë dy grupe kriminale që godasin njëri-tjetrin…

17:54, 28/03/2024
A+ Aa A-

Janë dy grupe të strukturuara kriminale, njëri është në Qeveri dhe kryesohet nga Edi Rama dhe tjetri është në Bashkinë e Tiranës dhe kryesohet nga Erion Veliaj. Të dy këto grupe zotërojnë pasuri, asete, kanë ndikim në media e gjyqësor dhe hera herës godasin njëra-tjetrën.

Kështu deklaroi në emisionin “Task Force” në Syri TV, Belind Këlliçi, i cili tha se ata që u arrestuan sot janë drejtorët më të afërt të Erion Veliajt, ata që blinin votat, që ushtronin presione, që intimidonin qytetarët, ata që kërcënonin qytetarët dhe askush prej tyre nuk vepron pa miratimin e kokës, dhe koka është Erion Veliaj.

Këlliçi tha se ndërkohë që atje ku ka ndikim Erion Veliaj sot po i bëhej jehonë denoncimit të bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen e Xibrakës, vjen goditja nga SPAK për drejtorët e Veliajt.

Anëtari i Kryesisë së PD-së tha se nuk do të habitej që për të hequr vëmendjen nga Olsi, Edi Rama të urdhëronte edhe arrestimin e Erion Veliajt.  

“Nuk është Taulant Tusha personi përgjegjës për inceneratorin e Tiranës, është Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco