Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Prefekti njofton vakancën në Bashkinë Himarë, Tavo flet për zgjedhjen e kryebashkiakut

13:17, 28/03/2024
A+ Aa A-

Vendi bosh i kryetarit të Bashkisë së Himarës pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros ka sjellë reagimin e Prefektit të Vlorës Vangjel Tavo.

Ky i fundit ka sqaruar se është në kompetence të Këshillit bashkiak të caktojë kryetarin e komanduar të këtij institucioni vendor.

Nënkryetarja Blerina Bala është pretendentja kryesore për të zëvendësuar Jorgo Goron, ndërkohë që nga opozita kërkohet që të respektohet vullneti i qytetarëve.

SYRI TV

Prefekti i Vlorës njofton për vakancën e  krijuar në bashkinë e Himarës pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro.

Ka qenë prefekti i Vlorës Vangjel Tavo i cili sqaron se këshilli bashkiak do të caktojë një nga nënkryetarët për të drejtuar bashkinë dhe kjo bëhet me ngritjen e dorës dhe jo duke bërë zgjedhje.  

Të premten në datën 29 mars mblidhet këshilli bashkiak i himares për të vendosur mes dy nënkryetareve Piervin Gjikuria apo Blerina Bala.

Kjo e fundit përflitet si pretendentja kryesore për të zëvendësuar Jorgo Goron, ndërkohë që nga opozita kërkohet që të respektohet vullneti i qytetarëve, dhe drejtimi i Bashkisë së Himarës të zgjidhet siç u përcaktua në zgjedhjet e 14 Majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco