Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

'Sot jo krenarë, jemi i vetmi anëtar i NATO që e ka promotorin e anëtarësimit, Berishën, të burgosur politik'

'Sot jo krenarë, jemi i vetmi anëtar i NATO që e ka promotorin e anëtarësimit, Berishën, të burgosur politik'

12:50, 28/03/2024
A+ Aa A-

Nga fjala e deputetit Tritan Shehu, ish-Ministër i Jashtëm, në aktivitetin e organizuar nga PD me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe rolin prijës të PD në atë proces.

“Shqipëria, a është e denjë sot të luajë rolin e saj të madh për stabilitetin, rrugën evropiane, liritë, demokracitë, vlerat në rajonin tonë?!

Kjo është një pyetje e madhe, që realisht do përgjigje dhe do kundërveprim për t’u kthyer në ato nivele, për të cilat u bëmë aq krenarë kur ne u pranuam në NATO.

Sot, a jemi më kaq krenarë dhe a mund të jemi aq krenarë sa ç’ishim në ato vite kur Shqipëria u pranua në NATO?!

Padyshim, unë dyshoj dhe them që jo! Shqipëria sot është i vetmi vend anëtar i NATO-s që e ka kryetarin e PD, liderin e opozitës, promotorin e anëtarësimit në NATO, Sali Berishën, të burgosur politik.

E them qartësisht, pa hezitim dhe me gojën plot: “Të burgosur politik”. Pra, a është Shqipëria vërtet një anëtar i NATO-s, në parametrat për të cilat ne u futëm në NATO, u pranuam dhe tentuam e ishim lider me thënë të drejtën, edhe në rajonin tonë për të cilat ne u pranuam në NATO?!

Në qoftë se ne u pranuam në NATO, në qoftë se ne arritëm të jemi nën ombrellën e NATO-s, arritëm sepse ecëm në atë rrugë të vështirë për të arritur ato standarde.

Pranimi i Shqipërisë në NATO ngel dhe është një ngjarje madhore. Unë e kam të vështirë dhe e kam menduar ...si mund ta përcaktojmë ne, çfarë emri mund t’i vëmë anëtarësimit të Shqipërisë në NATO?

Nuk është e lehtë, sepse është një arritje e pallogaritshme për vlerat e saj, poliedrike nga dimensionet e saj, absolutisht shumë zhvilluese në tërësi dhe shumë treguese.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco