Konstituohet grupi i punës për ligjet me 3/5, Gjiknuri: Filluam nga ‘Zgjedhorja’

Konstituohet grupi i punës për ligjet me 3/5, Gjiknuri: Filluam nga ‘Zgjedhorja’

11:20, 28/03/2024
A+ Aa A-

Këtë të enjte u mbajt dhe mbledhja e parë e grupit të dialogut në Komisionin e Ligjeve, mes Partis Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Pasi u konstitua grupi i punës, çështja e parë e cila u hodh në tryezë ishte vijimi përpara i reformës zgjedhore.

Në një deklaratë për media përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, tha se grupi i punës do të shqyrtojë të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament.

Gjiknuri shtoi se puna filloi me diskutimet për avancimin e ndryshimeve që duhen në Kodin Zgjedhor për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Ai nënvizoi se amnistia penale është pjesë e diskutimeve të grupit të punës por që do të shqyrtohet në mbledhjet e ardhshme.

“Dua të them që grupi i punës u konstitua në bazë dhe të vendimit që ka marrë dhe kryesia e Komisionit të Ligjeve për të punaur me konsesus për çështjet që janë prioritare. Mbi të gjitha duke filluar me atë që ka mbetur që janë çështjet e adresimit të Kodit Zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR, për të filluar modalitetin e punës për të çuar përpara reformën zgjedhore. Nuk kemi diskutuar për amnistinë sot, por që do të diskutohet dhe do të kalojë me një konsensus”, tha Gjiknuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco