VIDEO/ Oerd Bylykbashi: Prioritet do të jetë trajtimi i reformës zgjedhore

11:07, 28/03/2024
A+ Aa A-

Grupi i Dialogut nisi sot punën në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhje të pranishëm ishin nga opozita Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho. Kurse nga mazhoranca ishin Damian Gjiknuri, Toni Gogu dhe Klotilda Bushka.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi tregoi detaje nga puna e këtij grupi.

“Prioritet për opozitën dhe grupin e punës është trajtimi i reformës zgjedhore. Amnistia Penale nuk ishte çështje që u diskutua. Ajo që ramë dakord është listimi dhe përcaktimi në një mbledhje tjetër të objektit të punës. Do ndiqen praktikat më të mira. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Duhet të shohim zgjidhjet konkrete që të arrijë objektivat. Reforma Zgjedhore ka qenë gjithmonë çështje e vullnetit politik, përveçse detyrim. Do t’i drejtohemi për ekspertizë edhe organizatave ndërkombëtare”, tha ai.

Edhe deputeti socialist, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituua dhe grupi i dialogut, është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se do vijojnë diskutimet për amnistinë penale.

"Konsensusi për Amnistinë Penale arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që amnistia të marrë votat e nevojshme. Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje. Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco