Kosova në KiE/ Kryeministri Kurti: Arritje e madhe, Rusia është jashtë

Kosova në KiE/ Kryeministri Kurti: Arritje e madhe, Rusia është jashtë

10:33, 28/03/2024
A+ Aa A-

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Kryeministri Albin Kurti këtë e cilësoi si arritje të madhe për Kosovën.

“Është një arritje e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Kosova ka bërë dy vite e gjysmë pa u ndalur, më në fund në këtë pranverë po tregon se do të kurorëzohet me sukses, ky është vetëm hapi i parë në pranverë, hapi tjetër vjen në mes të prillit kur do të votohet në asamblenë parlamentare, hapi përmbyllës është në Këshillin e Ministrave në maj”, u shpreh Kurti.

“Përtej kësaj është tejet lajm i mirë për Evropën, për kombin shqiptar për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike dhe historike, Federata Ruse është jashtë e Kosova po hyn brenda, është një mirënjohje dhe mirëkuptim i madh për qytetarët e vendit tonë”.

“Besoj që me këtë njëkohësisht po bëjmë hapa drejt integrimit evropian, synimi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, ne do të jemi pranë shteteve mosnjohëse të cilat në këtë mënyrë do të kenë një argument që ta bëjnë dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco