'Bordin e fondacionit për Butrintin e drejton një personazh i panjohur'

'Bordin e fondacionit për Butrintin e drejton një personazh i panjohur'

09:33, 28/03/2024
A+ Aa A-

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë sot një denoncim në rrjetin social ‘Facebook’ sa i takon Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për çështjen e Butrintit.

Në reagim theksohet se AADF sjell për drejtim të fondacionit drejtorin nga Amerika Latine, një personazh totalisht të panjohur dhe pa CV në administrim të pasurive botërore kulturore. 

DENONCIMI

…dhe tragjikomedia e AADF me Butrintin vazhdon!

Pas bordit shkencor me hortikulturistë pensionistë dhe specialistë të historisë koreane, AADF sjell për drejtim të fondacionit, drejtorin nga Amerika Latine, personazh totalisht të panjohur dhe pa CV në administrim të pasurive botërore kulturore.

Gjithashtu zv.drejtor është zgjedhur një guidë turistike.

Edhe më i çuditshëm është fakti që dy punonjëse të Parkut Kombetar, Erjona Qillo dhe Evjeni Mato janë tashmë edhe pjesë e fondacionit të AADF. E publikuar kjo në uebsite zyrtar të fondacionit.

A ka dijeni Ministria e Kulturës për këto emërime në konflikt të pastër interesi? A ka dijeni z. Gonxhja për emërimet e paraardhëses së tij, që i shërbente edhe AADF, edhe shtetit shqiptar? A bien ndesh këto emërime me ligjin e administratës publike?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco