‘SHBA dhe UÇK qëndrojnë për të njëjtat vlera dhe parime…’/ Ndërron jetë ish-senatori amerikan, përkrahës i Kosovës

‘SHBA dhe UÇK qëndrojnë për të njëjtat vlera dhe parime…’/ Ndërron jetë ish-senatori amerikan, përkrahës i Kosovës

00:20, 28/03/2024
A+ Aa A-

Ish-senatori amerikan dhe kandidati për zëvendëspresident i Partisë Demokratike, Joe Lieberman, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Lieberman vdiq të mërkurën për shkak të komplikimeve nga një rënie në Nju Jork, raporton CNN.

Joseph Lieberman është i njohur për deklarën e tij se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës qëndrojnë për të njëjtat vlera dhe parime njerëzore... Të luftosh për UÇK-në është të luftosh për të drejtat e njeriut dhe vlerat amerikane.”

Lieberman ishte i nominuari i Partisë Demokratike për zëvendëspresident në zgjedhjet e vitit 2000, të cilat u fituan nga republikani Xhorxh W. Bush.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco