SYRI TV/ Berisha: Korrupsioni rrafshoi Teatrin Kombëtar

22:20, 27/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se Teatrin Kombëtar, e rrafshoi korrupsionin i qeverisë.

Në ditën e 86, të qendresës qytetare, poshtë banesës së tij, lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se kanë shkatërruar institucionet kulturore, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë betejë, përmes mosbindjes civile.

SYRI TV

Në ditën e 86 të qëndresës së tyre, qyteatrët e demokratë, u mblodhën poshtë banesës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbështetje të liderit të opozitës, që prej muaj është vendosur në masën e arrestit  shtëpiak, përmes urdhërave politike.

Në fjalën e tij, kreu Demokrat, Sali Berisha kujtoi qëndresën e Alencës për Teatrin, duke theksuar se teatri kombëtar, u shemb për shkak të korrupsionit të qeverisë.

Berisha deklaroi se insitucionet kulturore në kryeqytet janë në gjendje të mjerueshme, duke u ndalur edhe te biblioteka kombëtare, që sipas tij ka  dalë jashtë funksionit, për shkak të zjarrit dhe përmbyetjes.   

Lideri  i opozitës u bëri thirrje qytetarë të  reagojnë kundër keqeverisjes dhe korrupsionit që ka përfshirë çdo sektor, duke përdorur të gjitha mjetet e mosbindjes civile. 

"Tirana është sot kryeqyteti i vetëm dhe Shqipëria është sot shteti i vetëm pa një teatër kombëtar sepse një shpir-trrënuar, pseudoartist, duke parë veten e tij, të pakrahasueshëm me artistët e vërtetë bëri një betejë të eger ç'njerezore se si e si ti shfarrosë ata. Beteja kundër teatrit ësht  beteja pra e pseudoartistit, kundër artistit të vërtëtë.

Beteja kundër Teatrit është beteja e korrupsionit, e  drogës, kundër  kulturës.

Nëse e  shohim me gjkftohtësi, droga korrupsioni, rrafshoi teatrin, gje të cilën se bënë as pushtimet me barbare.  Beteje qe zhvillohet ne mes të tiranës, në zemër të  saj.

Qyteatrë dhe qytetare të tiranës, çfarë na rikujton sot kjo betejë. Personalisht më rikujton dy korrikun e vitit 90, kur te rinjte shqiptare

Beteja per teatrin, beteje për identitet kombëtar, kundër të ligës së qenies sonë, armiqësisë së qenies sone. Miq, teatri ka përsëri një grup qëndrestaresh të pamposhtur, të cilët po i kushtojnë jetën, mbrijtjes së kauzës së tij.

Edi rama, Erion Veliaj, nuk kanë lënë kryeqytetin vetëm pa teatër. Sot nuk kemi bibliotekë kombëtare. Aty nuk shërbehet më.

Aty dikush, një dorë e zezë, i futi zjarrin bibliotekes. Dhe sot e kësaj dite, nuk ka një inventor se sa vëllime dhe dokumenta jetike kombëtare, u dogjën në fkalët e  zjarrëvenësit barbarë. 

U mbyt biblioteka, e mbyti korrupsioni i Erion Velisë. Biblioteka ka punonjës të mrekullueshëm. Edhe Teatrin e kukullave e ka marrë korrupsioni. Sot Tirana është qytet pa intitucione kulturore.

Hajdut qe me Ismailin e tij, qarkon shgarravinat, qe kritiket e artit i vleresuan, si  krijesa te adoleshentit te droguar.

Kauza e drejtë nuk mund të humbasë kurrë, sepse është humbje e tmerrshme për luftëtarët e të vërtetave. 

Sot,  më shumë se kurrë duhet të zotohemi, të vazhdojmë betejën me mosbindjen civile.

Le ti përsërisim çdo qytetari, o sot o kurrë. Për shpetimin e Shqipërisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco