Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO-Goro u dorëhoq nga qelia/ Brahimllari: Rama e përdori atë si një valvul shkarkimi

20:31, 27/03/2024
A+ Aa A-

Jorgo Goro është dorëhequr nga qelia ditën e sotme, pasi mbajti detyrën edhe një vit pas humbjes së zgjedhjeve.

Por ndërsa justifikoi akuzat për abuzimin me pronat, Goro shmang detajet e këtij skandali dhe sulmon Fredi Belerin qe e mundi në zgjedhje e më pas edhe e denoncoi në SPAK për abuzimin me pronat në bregdet.

Goro largoi përgjegjësinë nga vetja, për firmosjen e dhënijes së 5500 metra katorë tokë në bregdet që më pas përfunduan në investimin strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-minsitres Olta Xhaçka.

Endrit Brahimllari, nënkryetari i Partisë së Lirisë i ftuar në edicionin e orës 19:00, në Syri Televizion me moderatore Armela Ferkon, u shpreh se ky është një ngjarje e paralajmëruar kohë më pare, pasi Goro ka qenë nën hetim pikërisht për këtë çështje.

Edi Rama e ka përdorur Goron si një valvul shkarkimi të çështjes së tij me problemin që ka pasur me fqinjin tonë, me Greqinë"-u shpreh Brahimllari.

Deklarata e tij:

"E para kjo është një çështje apo ngjarje e paralajmëruar kohë më parë. Mund të them që është e paralajmëruar para se të zhvilloheshin zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kryetari i bashkisë që tani është nën masën e arrestit ka qenë nën hetim pikërisht për këtë çështje dhe situata ka qenë shumë e qarte.

Por, qartazi edhe nga letra e tij të ditës së sotme (letra e dorëheqjes) kishte një tekst ku sqaronte arsyjet e dorëheqjes së tij, duket qartë që është një skenar politik i skenuar nga Rama për interesa okulte të tij.

Edi Rama e ka përdorur Goron si një valvul shkarkimi të çështjes së tij të mbingarkuar me problemin që ka pasur me fqinjin tonë, me Greqinë. Pra luajti rolin e një individi nacionalist me rastin Beleri, e përdori këtë kartë për fushatën e 14majit.

Të gjtihë shqiptarët e dinë që ky nuk është një nacionalist sepse po të ishte i tillë nuk do të bënte pisllëqe me kufirin dhe me detin, nuk do të luante atë interes me Serbisë në kurriz të Kosovës, por luajti atë kartën dhe përdori Jorgo Goron si valvul shkarkimi që në momentin që situata do ishte e mbingarkuar do të bënte këtë lëvizje me qëllim që të krijonte idenë e normalizimit të situatës'.

Klea Sula/ SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco