SYRI TV/ Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia

17:28, 27/03/2024
A+ Aa A-

 

Jorgo Goro është dorëhequr nga qelia, pasi mbajti detyrën edhe një vit pas humbjes së zgjedhjeve.

Por ndërsa justifikoi akuzat për abuzimin me pronat, goro shmang detajet e këtij skandali dhe sulmon Fredi Belerin qe e mundi në zgjedhje e më pas edhe e denoncoi në SPAK për abuzimin me pronat në bregdet.

Goro largoi përgjegjësinë nga vetja, për firmosjen e dhënijes së 5500 metra katorë tokë në bregdet që më pas përfunduan në investimin strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-minsitres Olta Xhaçka.

SYRI TV

Kryebashkiaku  në detyrë I Bashkisë së Himarës, Jorogo Goro ka dhënë dorëheqjen nga qelia, pas mbajes së postit edhe një vit pas humbjes së zgjedhjeve.

Goro, i cili u arrestuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, u përpoq të largojë përgjegjësinë nga vetja, për dhënien e 5500 metrave pronë në bregdet për llogari të investimit strategjik të firmosur nga kryeministri Edi Rama në favor të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-minsitres Olta Xhaçka.

Po ndërkohë nga fundjava që sapo kaloi jam në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që nuk e kam bërë. Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentash që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet me të cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral.

Në një kohë që u mposht nga kundërshtari i tij në 14 maj Fredi Beleri, i cili e kallëzoi në SPAK e për abuzimet me pronat në bregdet, Jorgo Goro në letrën e tij e sulmon atë dhe organizatën e minoritetit grek OMONIA. 

Një organizatë anadollake e minoritetit fatkeqësisht bindi një shtet të BE-së se po lufton gjoja për të drejtat e njeriut në Himarë. Po në fakt ajo organizatë orkestrohet nga njerëz të paditur, pa skrupuj dhe pa ideale. Përveç parasë dhe rakisë! Marifetçinj të babëzitur që kush i njeh e di për kë dhe për çfarë flas. Tamam një çetë nga ato të kohërave të errëta që mbahet për forcë politike. Vetëm sherrin i ka parë dhe do t’i shohë Himara dhe minoriteti grek në tërësi për sa kohë nuk do t’u bjerë maska edhe në Athinë.

Vetëm pak ditë pas arrestimit të tij dhye komunikimit të akuzës, kur sapo ishte publikuar letra e tij e dorëheqjes, mësohet se Jorgo Goro la qelinë duke u dërguar në spitalin e burgut, për shkakt ë disa komplikacioneve shëndetësore.

Pas dorheqjes së Jorgo Goros, Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet në datën 29 Mars për të vendosur se cili nga dy nënkryetarët do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e reja, nëse gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO –së për Fredi Belerin .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco