EMRAT/ Konstituohet nesër nën Komisioni i Ligjeve

EMRAT/ Konstituohet nesër nën Komisioni i Ligjeve

11:40, 27/03/2024
A+ Aa A-

Nesër në orën 10.00 te salla e Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit pritet të bëhet dhe konstituimi i grupit të dialogut, i cilësuar dhe si nënkomisioni i Ligjeve, i ngritur si pjesë e marrëveshjes së paqes me mazhorancës dhe opozitës.

Kujtojmë se bëhet fjalë për grupin e përbashkët që do të miratojnë fillimisht ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Kuvend prej 3/5-ave të Kuvendit, si dhe do të miratojë ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Nga mazhoranca do të jenë prezent:

1. Damian Gjiknuri (anëtar)

2. Klotilda Bushka (anëtar)

3. Toni Gogu (anëtar)

Nga opozita do të jenë prezent:

1. Oerd Bylykbashi (anëtar)

2. Erisa Xhixho (anëtar)

3. Dhurata Çupi (anëtar zëvendësues)

Kujtojmë këtu që Gazment Bardhi një vend në grupin e opozitës ia ka rezervuar deputetëve të Vulës, por që kanë refuzuar ta përdorin si mundësi.

Grupi i Dialogut mblidhet me kërkesë të çdo anëtari dhe merr vendime me konsensus të të gjithë anëtarëve. Ai përbehet nga 6 anëtar, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, që caktohen nga grupi parlamentar i PD dhe PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco