Dështon tenderi 'sekret' për Parkun e Vjosës

Dështon tenderi 'sekret' për Parkun e Vjosës

11:19, 27/03/2024
A+ Aa A-

Anulohet procedura 150 mijë euro për Qendrën e Informimit. Kompanitë e thirrura nuk plotësojnë kriteret.

Nga SYRI TV

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka anuluar tenderin me vlerë 150 mijë euro për hartimin e një projekti për zbatimin e Qendrës së Informimit për Parkun e Vjosës, pasi asnjë nga kompanitë e thirrura prej saj në procedurën e mbyllur nuk plotësonte kriteret.

Në gusht të vitit të kaluar, AKZM-ja shpalli procedurën tenderuese “Hartimi i Projektit të Zbatimit të Qendrës Multifunksionale dhe stacioneve të Informimit të Parkut Kombëtar, Lumi Vjosë”.

Procedura e caktuar për këtë tender ishte ajo e “negociimit pa shpallje të kontratës”, që do të thotë se autoriteti kontraktor përcakton vetë kompanitë që mendon se mund të ofrojnë shërbimin.

Por, përzgjedhja e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura ka rezultuar jo-efikase. Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 25 Mars 2024, institucioni njofton se procedura për Qendrën e Informimit të Vjosës është anuluar, pasi ofertat ishin të papërshtatshme.

Tenderi për ngritjen e Qendre u zhvillua paralelisht me konkursin ndërkombëtar për idenë se si do të ishte kjo pikë informimi.

Në 24 shtator të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama publikoi nisjen e konkursit për Qendrën e Informimit të Vjosës. Një muaj më pas, një Tetor 2023, edhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura, po me të njëjtin pompozitet, njoftoi se ishin kualifikuar 3 studio për hartimin e projekt-idesë.

Në dhjetor u shpallën rezultatet në prani të Ramës, ku fitues i konkursit 25 mijë euro u shpall studio “Cebra”.

Por, në një kohë kur projekt-ideimi mori shumë hapësirë mediatike e publike, tenderi për zbatimin e Qendrës Multifunksionale të Informimit për Lumin Vjosë kaloi në heshtje, derisa u anulua përfundimisht.

Kryeministri Rama shfrytëzoi konkursin ndërkombëtar si një tentativë për të mbrojtur imazhin e tij, pas kritikave që mori për muaj me radhe për shkak se projektoi idenë e shndërrimit të luginës së Vjosës në një zonë të betonizuar.

Në mars të vitit 2013, qeveria “Rama” e shpalli Park Kombëtar Lumin e Vjosës, e ndikuar nga reagimi i fortë dhe i ashpër i u grupeve ambjentaliste vendase dhe ndërkombëtare.

Në një reagim të paprecedentë, edhe aktori i mirënjohur i Hollivudit, Leonard Di Caprio, i bëri thirrje qeverisë shqiptare në nëntor 2020 që të mbronte lumin, duke përdorur shprehjen “Vjosa, jo Diga”.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco