VIDEO/ Berisha: SPAK nuk merr të pandehur Veliajn, por të shoqen e Ahmetajt si hakmarrje nga Damani

20:08, 26/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh se e shoqja e Arben Ahmetajt u mor e pandehur si hakmarrje për akuzat q ëish-zv.kryeministri lëshoi ndaj Edi Ramës.

Berisha tha se ajo u mor e pandehur me pretekstin se Mirel Mërtiri, apo nuk mbaj mend cili prej tyre, i paska paguar pllakat e kuzhinës dhe të banjos.

“A ka përqeshje më të madhe se kjo or miq?

Në një kohë kur 130 milionë euro janë zhdukur pa nam dhe nishan.

Dhe Damani me kriminelët e tjerë në SPAK, nuk guxon të marrë të pandehur Erion Veliajn që ka firmosur kontratën, ka firmosur ndryshimin e trajtimit të mbetjeve, ka firmosur se do raportojë çdo muaj për çdo situacion pune”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Miqtë e mi, dje kanë marrë të pandehur, të shoqen e Arben Ahmetajt si hakmarrje për akuzat që lëshoi mbi Edi Ramën.

Me pretekstin se Mirel Mërtiri, apo nuk mbaj mend cili prej tyre, i paska paguar pllakat e kuzhinës dhe të banjos.

A ka përqeshje më të madhe se kjo or miq?

Në një kohë kur 130 milionë euro janë zhdukur pa nam dhe nishan.

Dhe Damani me kriminelët e tjerë në SPAK, nuk guxon të marrë të pandehur Erion Veliajn që ka firmosur kontratën, ka firmosur ndryshimin e trajtimit të mbetjeve, ka firmosur se do raportojë çdo muaj për çdo situacion pune.

Dhe në betimin e tij, në firmën e tij, janë zhdukur 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Janë zhdukur në konton bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të cilët dhanë bonusin 8 pikë, një sipërmarrje që ekzistonte vetëm në kokën e tyre.

Por këta i mbron Dumani, i mbron Kraja, i mbrojnë këta kriminelë që nuk i ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

Dhe mendojnë se do mashtrojnë ju, do mashtrojnë shqiptarët duke arrestuar Gorot dhe goro të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco