Dhuli: I njëjti prokuror që mbylli hetimin për Goron, nisi procesin e arrestimit për Belerin

19:20, 26/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të komentuar arrestimin e ish kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ishte juristi Skerdjan Dhuli.

Dhuli është shprehur se institucionet janë kalbur në mënyrë kapilare, të gjitha janë përfshirë në një korrupsion galopant dhe po mësojmë sot që paska qenë dhe Prokuroria e Vlorës në këtë  megaskandal duke përdorur dokumenta që i ka dërguar Këshilli i Qarkut Vlorë.

"Tregohet që këtu institucionet janë kalbur në mënyrë kapilare, të gjitha janë përfshirë në një korrupsion galopant dhe po mësojmë sot që paska qenë dhe Prokuroria e Vlorës në këtë  megaskandal duke përdorur dokumenta që i ka dërguar Këshilli i Qarkut Vlorë.

Kjo në vetvete tregon që qëllimi është kriminal që në nisje, me vendimin e Ramës për ta shpallur investitor strategjik janë nisur me idenë kriminale për të falsifikuar gjithçka.  Personi që po kontrollon gjithçka deri në institucionet e drejtësisë është Rama dhe janë vendosur në shërbim të këtij megaskandali.

Në kemi dyshuar vazhdimisht se prokuroria e Vlorës është palë me Jorgo Goron në disa raste pasi i njëjti prokuror i cili pezulloi kallëzimin e Mihallaq Bunjakut u kujdes që të niste dhe hetimin ndaj kundërshtarit të Goros, që ishte Fredi Beleri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco