Xhaferri: 54 mijë nxënës më pak në 4 vite dhe  hipokrizia 10 vjeçare e Ramës me ata që ndjekin arsimin profesional!

Xhaferri: 54 mijë nxënës më pak në 4 vite dhe hipokrizia 10 vjeçare e Ramës me ata që ndjekin arsimin profesional!

18:50, 26/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar për situatën e vështirë që po kalon arsimi në vend dhe veçanërisht arsimi profesional.

Xhaferri është shprehur se Të parët që nisën eksodin pas ardhjes së Rilindjes në pushtet janë ata kishin mbaruar arsimin profesional.

Reagimi: 

Në 2014 me sugjerim të aktivistit, Shpëtim Nazarko, Kryeministri Edi Rama u zotua se arsimi profesional do kishte vëmendjen e qeverisë, e nuk munguan tryezat, panairet, daljet televizive në kuadër të propagandës për këtë nismë.

Por si në çdo fushë të arsimit edhe arsimi profesional ka dështuar, pasi drama e eksodit, por e lë Shqipërinë pa nxënës në shkolla.

Të parët që nisën eksodin pas ardhjes së Rilindjes në pushtet janë ata kishin mbaruar arsimin profesional.

Është hipokrizi tu thuash të rinjve që ndjekin arsimin profesional që më pas të punojnë së sektorin e shërbimeve  tek ata që kanë ndërtuar hotele e resorte luksoze me paratë e narkotrafikut.

Në kushtet e ekonomisë shqiptarë këta të rinj, janë të privuar për të ndjekur ëndrrën që të kenë një sipërmarrje të tyre në fushën e gastronomisë, e aq më tepër me këtë nivel pagash nuk do munden asnjëherë të sigurojnë një apartament.

4 vitet e fundit janë larguar 54 mijë nxënës, që shumë prej tyre sot mund të ishin në bankat e shkollave profesionale.

Arsimi profesional nuk mund të shihet i veçuar nga panorama në të cilët ndodhet arsimi shqiptar sot, të cilën na e tregoi qartë raporti i fundit i PISA-s, e dëshmon fakti  se në shkencat ekzakte kemi vetëm 27 studentë të regjistruar, e dëshmon fakti se ende në 2024 shumë fëmijë bëjnë deri në 4 orë në këmbë për të shkuar në shkollë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco