SYRI TV/ 34 vjet nga protesta antikomuniste në Kavajë, qyteti që vrau frikën nga regjimi komunist

18:47, 26/03/2024
A+ Aa A-

Kavaja ka përkujtuar protestën antikomuniste të 26 marsit të vitit 1990. Kryetari i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja, u shpreh se në këtë ditë ky qytet vrau frikën dhe kjo shërbeu më pas që të gjithë njerëzit u ngritën  kundër regjimit.

Përkujtohet ne Kavajë 34 vjetori i protestës së parë antikomuniste. Një ekspozitë fotografike në qendër të qytetit, ishin ekspozuar foto nga protestat e vitit 1990 si dhe portrete të figurave me të shquara të  qytetit ndër vite. Kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja tha se në 26 mars populli i Kavajës vrau frikën dhe kjo shërbeu më pas që të gjithë njerëzit u ngritën  kundër regjimit.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe deputetë të Partisë Demokratike. Ata vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe tek busti i dëshmorit të demokracisë Josif Buda, i cili u vra në korrik të vitit 1990 në protestat antikomuniste që zhvilloheshin në atë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco