‘Task Force’/ Teliti: 3/4 e produkteve që konsumojmë vijnë nga importi, po favorizohen 4-5 oligarkë

17:39, 26/03/2024
A+ Aa A-

Dorian Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në PD, tha në emisionin “Task Force” në Syri TV, se të dhënat që kanë të bëjnë me sektorin e bujqësisë janë më pak korrektet.

Teliti tha se në një vlerësim të përgjhithshëm mbi ¾ e produkteve që konsumojmë në tryezat tona nuk janë prodhim vendas, janë importe që vijnë nga Kosova, nga Italia, nga Maqedonia.

Ai tha se jemi vendi me subvencionet më të ulëta në Rajon. “Është një skemë që është shpikur e diferencimit të TVSH në hyrje e dalje, i mbani mend ato protestat e fermerëve të qumështit, që nuk e shisnin qumështin 400 lekë litri, por i thonte grumbulluesi që do e ulim çmimin me 20 %, sepse në pjesën e hyrjes Qeveria nuk e njeh TVSH dhe në dalje e njeh TVSH. Pra 20 % që duhej ti rimbursohej prodhuesve dhe fermerëve nuk rimbursohej më. Pra duke bërë këtë diferencim të TVSH, këtë 20 % e kishin kosto shtesë fermerët dhe prodhuesit, ndërkohë për ato produktet e importit kishim rimbursim”, tha Teliti.

Ai u shpreh se një fermeri në Shqipëri i bie më lirë të marrë qumështin e lopëve nga Maqedonia, sesa t’ua marrë prodhuesve shqiptarë.

Teliti tha se me zhvlerësimin e Euro-s që ka ndodhur, fermerët apo prodhuesit e mëdhenj, duke e çuar mallin jashtë, fitojnë më pak, kemi një fitim të reduktuar 10-15 apo 20 %, pa llogaritur këtu koston e madhe të TVSH, pa llogaritur këtu mungesën e rimbursimeve.

Ai tha se Qeveria me këto politika po favorizon 4 apo 5 oligarkë që kanë future duart edhe te bujqësia, krahas atyre kullave e resorteve që ndërtojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco