Dushi, brisqet, era, sqetulla...Deputetja e Bashës tregon përvojën parlamentare

Dushi, brisqet, era, sqetulla...Deputetja e Bashës tregon përvojën parlamentare

13:51, 26/03/2024
A+ Aa A-

Si asnjëherë më parë, deputetja, Flutura Açka, e njohur gjerësisht si mbështetëse e zjarrtë e Bashës, ka folur “pa doreza” për atë se çfarë ndodh në Parlament.

E ftuar në podcastin e Albana Osmanit, deputetja është ndalur gjatë në jetën parlamentare, duke folur pa fre për jetën në Parlament.

Një pyetje tepër pikante, se “çfarë arome mban parlamenti”, deputetja e PD i është: “Në Parlament ka njerëz që nuk i lajnë sqetullat”, duke lënë të kuptohet se kolegët e saj shkojnë në  Kuvend të palarë.

“Ka armiq të briskut dhe të dushit, sic thotë një njeri i njohur kur flet për politikanët. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre”, ka thënë Açka, e cila u ndal edhe pak tek aftësite intelektuale të disa prej kolegëve.

“Mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, s’po flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore”, ka thënë ajo.

Shpresojmë që kjo të jetë vetëm një kondvështrim i Fluturës, për shembull, si ajo që i duket Luli lider i madh, se përndryshe, në qoftë parlamenti vërtetë siç thotë Flutura, do duhet të ngrihet një pyetje së cilës nuk mund t’i përgjigjemi dot: Kur Parlamenti është kështu, çkërkon në të një pastërtore e intelektuale kalibri si Flutura?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco