Kontabilistët padi në Kushtetuese për taksimin, Tabaku: Sistemi i korruptuar fiskal ofron pabarazi dhe oligopol!

Kontabilistët padi në Kushtetuese për taksimin, Tabaku: Sistemi i korruptuar fiskal ofron pabarazi dhe oligopol!

09:23, 26/03/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka përshëndetur dorëzimin e kërkesë padisë nga ana e Kontabilistëve të Miratuar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me taksimin e profesionistëve të lirë.

Në fund të shkurtit 2024 grupi parlamentar i PD dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e taksimit të profesionistëve të lirë.

Deputetja Tabaku ka denoncuar prej disa kohësh që ky projektligj është pjesë e një sistemi korruptiv dhe abuziv të taksimit që po vret konkurrencën dhe po i vendos shtresës së mesme barrën fiskale.

“Vitin e kaluar qeveria shqiptare miratoi një ligj i cili i tatonte pothuajse 30.000 profesionistë të lirë me një shumë totale thuajse 30 milionë euro.

Ky ligj është abuziv sepse taton këtë lloj biznesi më shumë se të gjithë bizneset e tjera, këtë lloj sipërmarrje më shumë se sipërmarrjet e tjera”, u shpreh Tabaku, ndërsa i ftoi shoqatat e tjera të juristëve, farmacistëve, por edhe koduesit dhe zhvilluesit të software që t’i bashkohen padisë në GJK duke ofruar më shumë argumente dhe duke zgjeruar më shumë numrin e të prekurve.

Sipas të dhënave janë 30 mijë biznese të profesioneve të lira që do të taksohen deri në 23% nga ana e qeverisë nga 1 prilli 2024. Qeveria pretendon se do të grumbullojë 30 mln euro ekstra në buxhetin e shtetit, një shumë që për deputeten demokrate është një barrë e rëndë për këtë fashë ndërsa në buxhet nuk do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe.

“Kërkesës së grupit parlamentar të PD në Gjykatën Kushtetuese, kundër ligjit antikushtetues dhe abuziv të tatimit të profesioneve të lira i është bashkuar njëkohësisht dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar.

Unë përfitoj nga rasti ti bëj thirrje të gjithë organizatave të profesionistëve të lirë,duke nisur nga noterët, juristët, farmacistët, teknologjia e informacionit e çdo sektor që preket nga ky ligj abuziv t’i bashkohet kësaj padie në GJK që zëri të jetë më i fortë dhe argumentet të jenë më të shumta e më të qarta.

Vitin e kaluar qeveria shqiptare miratoi një ligj i cili i tatonte pothuajse 30.000 profesionistë të lirë me një shumë totale thuajse 30 milionë euro.

Ky ligj është abuziv sepse taton këtë lloj biznesi më shumë se të gjithë bizneset e tjera, këtë lloj sipërmarrje më shumë se sipërmarrjet e tjera.

Por, nga ana tjetër, vret dhe shpirtin sipërmarrës, vret iniciativën e lirë por vret dhe këtë shtresën e mesme që fatkeqësisht është duke u larguar.

Duhet të bëjmë çdo gjë për ta ndaluar këtë mënyrë taksimi dhe duhet të bëjmë çdo gjë për të mbështetur të rinjtë dhe profesionistët e lirë.” u shpreh Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco