Debati/ Shkullaku-Vangjelit: Kush është Irena Gjoka që i heq mandatin Berishës që ia kanë dhënë qytetarët

22:10, 25/03/2024
A+ Aa A-

Gjatë debatit në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, analisti Lorenc Vangjeli tha se masa e sigurisë nuk ka të bëjë me masën e sigurisë për të cilën ti akuzohesh, por me kushtet me të cilat do të shkosh në hetim gjyqësor.

Vangjeli tha se nëse Gjykata vendos që duhet të rrish në shtëpi apo në qeli, ti nuk mund të bësh një punë tjetër.

Gazetari Armand Shkullaku tha se nuk mund të hiqen të drejtat e njeriut, nëse kushtetuta të drejtën të ushtrojë mandatin një të zgjedhuri, si mund të ndalohet nga një gjyqtar.

“Kjo është drejtësi legene. Në rastin e Sali Berishës, masa arrest shtëpie, pengon një të zgjedhur që të ushtrojë të drejtën e tij. Kush dreqin janë këta që i heqin të drejtën e mandatit të deputetit një të zgjedhuri? Si rikuperohet mandati i 10 mijë zgjedhësve”, tha Shkullaku. Ai shtoi “kush është Irena Gjoka që heq mandatin e qytetarëve, kush është kjo gjyqtare që i heq mandatin Fredi Belerit që e kanë zgjedhur qytetarët e Himarës”, tha Shkullaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco