VIDEO/ Berisha: Narkoeurot po falimentojnë fermerët në mbarë vendin, 80 % e prodhimeve vijnë nga importi

20:00, 25/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 84 të tubimit qytetar, se narkoerot po falimentojnë fermerët në mbarë vendin.

Berisha tha se narkoeuro apo paraja e drogës, e bën krejtësisht të paleverdisshëm eksportin

Ai tha se për bujqësinë nuk mund të ketë gjë më të rëndë se sa një vend që në dy muajt e parë të vitit, mund të kishte suksesin më të madh në eksporte, importon 80 përqind të zarzavateve, 60 përqind të frutave.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Këto ditë, po lexoja një zhvillim tjetër katastrofal për fermerët e mrekullueshëm të Korçës, të Myzeqesë, Shkodrës, Dibrës, Elbasanit, të mbarë Shqipërisë.

Çfarë ka ndodhur? 80 përqind e frutave, zarzavateve në tezgat e shitjes, janë importi.

A nuk është kjo një gjëmë për Myzeqenë, për Divjakën, për Korçën, për Shkodrën, për Nënshkodrën?

A mund të imagjinohet kjo?

Pse kjo? Sepse narkoeuro apo paraja e drogës, e bën krejtësisht të paleverdisshëm eksportin.

Ndaj dhe ata të cilët më parë mbillnin, furnizonin tregun, eksportonin, nuk kanë më leverdi.

I lanë djerrë tokat dhe largohen në emigrim.

Për bujqësinë nuk mund të ketë gjë më të rëndë se sa një vend që në dy muajt e parë të vitit, mund të kishte suksesin më të madh në eksporte, importon 80 përqind të zarzavateve, 60 përqind të frutave.

Po imagjinoni se çfarë gjëme është kjo për fermerët shqiptarë, për prodhuesit shqiptarë, për bujqësinë shqiptare.

Ndaj dhe të dashur fermerë, kudo që jeni, duhet të ngriheni të mbroni interesat tuaja se ky është një shkatërrim i juaji.

Çfarë po ndodh me ju?

Paraja e drogës e ka rrëzuar përtokë euron, prandaj nuk keni leverdi të eksportoni.

Çfarë po ndodh me ju?

Në mënyrën më qesharake, më të turpshme, buxheti i shtetit ka përcaktuar si ndihmë gjithsej 1 të 30-tën e asaj që vjedhin, shpërdorojnë sipas KLSH, qeveritarët dhe zyrtarët e Shqipërisë.

A e shihni pra të dashur qytetarë që bashkimi juaj në protestën kundër regjimit, është bashkim për mbrojtjen e interesave të tuaja jetike, për mbrojtjen e qenies tuaj?

Mund të numëroj çdo sektor, por narkoeuro është një gjëmë e zezë për prodhuesit shqiptarë dhe për të gjithë ata që mbaheshin me remitanca nga emigracioni.

A mund të ketë veprime më armiqësore se këto?

A mundet qytetarët të durojnë akte të tilla?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco